Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze ka komentuar përplasjen mes Federatës Shqiptare të Futbollit të drejtuar nga Armando Duka dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Përmes një reagimi në rrjetin soical Facebook, Baze shkruan se skandali real është tentativa e Dukës për t’u rizgjedhur kryetar i FSHF-së për herë të gjashtë me vota të vjedhura. “Skandali real me Federatën e Futbollit është fakti që Armando Duka po tenton të zgjidhet për herë të gjashtë me vota të vjedhura.
Kundrëvënia ndaj këtij akti sado e pataktë të jetë është shumë më e moralshme se sa vendosmëria e Federatës për të mos bërë zgjedhje të lira. Se siç kanë thënë këta të “Foltores” kur preken votat, revolucioni bën punë. Apo kanë ndryshuar?”, nënvizon Baze.