Dua të jem i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vendi i mbretërve, dikt at orëve apo au t okr at ëve, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, një vit nga ngjarjet tr a gj ike të sulmit në Capitol Hill.

Presidenti Biden duke shënj es tr uar ish-paraardhësin e tij, Donald Trump deklaroi se ”ish-presidenti është ende sot një k ërc ën im serioz për demokracinë”. Asnjëherë presidenti Biden nuk kishte shkuar kaq larg në sulmin e tij ndaj paraardhësit, pavarësisht nga Komisioni hetimor i Kongresit nuk ka arritur ende konkluzionet mbi përgjegjësitë.

Mesazhi për vendin u transmetua drejtpërdrejt nga National Statuary Hall pranë kupolës ikonë të Capitol Hill, zemra e demokracisë amerikane.

Vend i shenjtë që pikërisht një vit më parë u përdhos nga qindra rebelë që donin të parandalonin certifikimin e Senatit për fitoren e Biden në zgjedhjet presidenciale, një su l m që u kushtoi jetën pesë personave.

Për Bidenin nuk ka asnjë dyshim, se ”su l mi i janarit të kaluar ishte një kryengritje e armatosur një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë që nga lufta civile”. ”Një plan, i përbërë nga një grup banditësh dhe kriminelësh, ata që Trump vazhdon t’i quajë patriotë ose i konsideron si turistë të thjeshtë. Ata që janë ‘patriotë’ mbollën shkatërrim brenda këtyre mureve… dhe organizuan një ‘gjueti’ të vërtetë për deputetët e senatorët”, shtoi ai. ”Patriotë janë ata miliona amerikanë që më votuan dhe policët që mbrojtën Kongresin”, shtoi presidenti Biden.