Po mbahet sot në kryeqytet dita e 60-të e protestës.

Protestuesit, si çdo ditë tjetër, u grumbulluan në sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet.

Me thirrjet “Opozitë e shitur” dhe “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, protestuesit kanë marshuar drejt kryeministrisë në ditën e 60 të portestës.

Gjatë marshimit nuk kanë munguar kritikat edhe ndaj opozitës, ndërsa protestuesit kanë shprehur pakënaqësi ndaj të gjithë klasës politike në vend.