Kryeministri Edi Rama këtë të dielë e ka nisur me një postim në lidhje me numrin e bebeve që kanë përfituar bonusin gjatë vitit që lamë pas.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se gjatë vitit 2021 kanë lindur 43 581 fëmijë, të cilët kanë sjellë në familjet e tyre edhe bonusin e bebes.
Ndër të tjera ai thekson se edhe këtë vit garantohet bonusi i bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë.
“ 43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.
115,764 fëmijë të lindur nga Janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit.
Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë
40,000 lek për fëmijën e parë;
80,000 lek për fëmijën e dytë;
120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej”, shkruan kryeministri.