Pas një sërë diskutimesh, Brazili ka miratuar vaksinimin kundër Covid për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Ministria e shëndetësisë ka theksuar se ka doza të mjaftueshme për të gjithë prindërit që duan të vaksinojnë fëmijët e tyre.
Fushata e imunizimit për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, e cila llogaritet në 20.5 milionë në Brazil , do të nisë në mesin e këtij muaji, me vaksinat Pfizer. Brazili u është bashkuar listës së gjatë të vendeve që kanë zgjeruar vaksinimin e fëmijëve.
Rikujtojmë se vendi është një nga më të prekurit nga pandemia. Brazili ka regjistruar 620,000 viktima që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë ka vaksinuar plotësisht 67% të popullsisë.