Festa e vitit të ri ka tradita e zakone të ndryshme në të gjithë botën, mes tyre dhe shumë supersticione, por që besohen nga një pjesë e madhe e njerëzve.

Festa e vitit të ri ka tradita e zakone të ndryshme në të gjithë botën, mes tyre dhe shumë supersticione, por që besohen nga një pjesë e madhe e njerëzve.

Mos hidhni asgjë nga shtëpia sepse kjo do të sjellë fat të keq gjatë gjithë vitit. Madje disa njerëz nuk i marrin as mbeturinat nga shtëpia ditën e parë të vitit sepse thuhet që kjo largon fatin e mirë.

Gjithashtu personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj në vitin e ri, do të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj në atë vit dhe cilësohet se i pari që hyn është edhe mbarësia e shtëpisë.

Nuk ka larje as flokë, as rroba, as pjata. Ju duhet të prisni deri në 2 janar që të mos largoni fatin e mirë.

Sot duhet të gatuani thjerrëza ose pilaf, pasi do të tërhiqni fatin e mirë për vitin e ardhshëm