Nëse më shumë amerikanë vaksinohen, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kthehen në normalitet deri në shkurt ose mars, theksoi eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend Antony Fauci.
Shpresojmë se mjaft njerëz do të vaksinohen “deri në pikën kur omikroni do te bjerë në një nivel të ulët. Ne duhet ta mbajmë atë në shifra mjaft të ulëta për të mos prishur shoqërinë tonë, ekonominë tonë dhe stilin e jetës”, theksoi Dr Anthony Fauci.
“Shpresoj që kur të arrijmë në shkurt dhe mars, do të jemi në atë nivel kontrolli”, theksoi ai, duke shtuar se nuk po bënte një parashikim, por duke shprehur mendimin e tij personal.
Pandemia ka arritur nivele të reja tronditëse, e nxitur nga varianti omicron shumë ngjitës i koronavirusit. Shtetet e Bashkuara po shohin më shumë se 300 000 raste të reja të Covid-19 në ditë për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit dy vjet më parë.
Fauci vuri në dukje se provat e fundit tregojnë se varianti omicron, i gjetur për herë të parë në Botsvana dhe Afrikën e Jugut në nëntor, është më pak i rëndë se versionet e mëparshme.