Një pamje përrallore të ofron në këto ditë dimri Driloni në Pogradec, i mbuluar nga ‘velloja’ e bardhë e dëborës.

Driloni, një nga mrekullitë që natyra ka krijuar buzë liqenit të Ohrit, të magjeps me bukurinë e tij në çdo stinë.

Driloni, ku gjatë tri stinëve të tjera të vitit mund të shëtitësh, vozitësh me varkë dhe të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur, sot ofron një pamje mbresëlënëse. Degët e pemëve janë varur nga dëbora, ndërsa varkat janë ankoruar buzë liqenit.

Bashkia e Pogradecit ndau sot disa fotografi për të shijuar magjinë e qytetit dhe pamjet përrallore të ”Drilonit” në dëborë edhe nga ata që nuk ndodhen aty në këto ditë të ftohta dimri.