Pasi i konsideroi dje si dy kufoma politike protagonistët e përplasjes në PD, Berisha dhe Basha, Kryeministri Rama ka thirrur sot në bashkëbisedim demokratët. Rama ka njoftuar në Facebook bisedën live në Facebook në orën 12 sot.

Që në reagimin e tij dje, Rama i bëri një një thirrje demokratëve që t’i bashkohen për të bërë çtë munden për një Shqipëri më të mirë.

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! sa u shkon ai llafi… Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!” – shkroi Rama në rrjetet sociale.