Përpjekjet dhe presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar rezultoi me vetëm dy takime mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Për kreun e Qeverisë së Kosovës takimi me palën serbe nuk është ndonjë problem as për këtë vit, mirëpo Kosova është e vendosur sa iu përket kornizave të dialogut.
Në anën tjetër njohësi gjerman i zhvillimeve në Ballkan, Bodo Weber shpreson që 2021 të jetë vit i zhvillimeve të reja në dialog.
Weber kërkon që vendet e BE-së të rrisin koordinimin për politikat në Ballkan, përcjell Telegrafi.
“Nevojiten negociata serioze mes Berlinit dhe Parisit për të eliminuar dallimet që kanë ndaj zgjerimit pasi që pa këtë nuk do ta kemi SHBA-në si lojtar kryesor në rajon. Pres që të rivendosen negociatat mes Kosovës dhe Serbisë por kjo do të jetë në kontekstin e fillimit të zgjerimit të BE-së”, deklaroi Weber.
Ndërkohë kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm që Kosova të arrijë marrëveshje finale me Serbinë Brenda vitit 2022./Marre nga Telegrafi