Stand Up: “Tirana e 1 janarit 2022, pak orë pas ndërrimit të viteve, është e qetë ndryshe nga çdo ditë e zakonshme. Rrugët janë, pasi shumë qytetarë zgjodhën të festojnë deri në orët e vona të mëngjesit ndërkohë që duket se ende nuk kanë nisur vizitat tek shtëpitë e njeri-tjetrit, ndoshta ndikuar edhe nga pandemia.”
Ndër ata që kishin nisur punën herët për këtë Vit të Ri ishin punonjësit e bashkisë, të cilët po pastronin kryeqytetin nga mbeturinat e një nate më parë.
Edhe pse pati shumë fishekzjarre, që ishin të ndaluar me ligj, apo grumbullime të mëdha njerëzish, panorama që ofronte kryeqyteti ishte e pastër.
Ndërkohë përveç lokaleve, të cilat kishin një freukuentim të ulët, pothuajse të gjithë bizneset e natyrave të tjera ishin me qepena ulur.
Sakaq qetësia mbizotëronte edhe te ‘Sheshi Skënderbej’ ku nata e 31 dhjetorit ofroi disa aktivitete të organizuara nga bashkia.