Kelit Duka është djali i vetëm i Armand Dukës, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Mes tymit të shishave, makinave luksoze dhe mjeteve të shtrenjta, ai bën një jetë që shumëkush prej të rinjve shqiptarë do të donte ta jetonte.
I zhytur në luks, padyshim që i riu Duka është shumë i lakmuar edhe prej vajzave në Instagram. Ai shihet në shoqërinë e bukurosheve të ndryshme që i ekspozon në rrjete sociale.
Nuk është rasti i vetëm i ‘djalit të babit’. Fëmijë pushtetarësh, guvernatorësh, gjykatësish, trafikantësh e gjithfarë abuzuesish të korruptuar, ekspozojnë kamjen në mënyrë sfiduese, në një vend ku njerëzit vdesin akoma nga i ftohti dhe varfëria në 2022 në mes të Europës.