Dashi-‘Keni nevojë t’i ndryshoni gjërat rrënjësisht, ja parashikimi i i yjeve për sot
Në kohët e fundit keni pasur një krizë të rëndë me partnerin tuaj andaj ka ardhur koha për ta falur dhe për të vazhduar jetën përpara, me kohën do të shërohen këto plagë. Në punë, një lajm i rëndësishëm është rrugës, veçanarisht për ata që duan të ndryshojnë karrierën e tyre.
Demi-Dita do të jetë e favorshme për beqarët e sidomos për çiftet. Me Vitin e Ri ka ardhur koha për të bërë plane të rëndësishme për të ardhmen, shembull të nisni një fëmijë, të bleni një shtëpi ose të ndryshoni punën tuaj.
Binjakët-Mund të ketë grindje në dashuri sidomos nëse partneri juaj është i shenjës së Virgjëreshës. Përdorni diplomacinë tuaj sepse nuk do ta keni lehtë. Jeni të aftë andaj përdorni aftësitë tuaja që lehtë ta gjeni ekuilibrin e duhur.
Gaforrja-Të Hënën do të keni shumë pasiguri në dashuri për t’u përballur me shpirtin tuaj binjak. Mos u kapni nga ankthi dhe stresi. Në punë nuk mungojnë problemet dhe vështirësitë, do të dëshironit të ndryshoni karrierën tuaj. Mos u dekurajoni. Së shpejti gjithçka do të funksionojë.
Luani-Mund të keni disa vështirësi në dashuri nëse keni nisur së fundmi një lidhje të re. Në punë rezultatet nuk mungojnë, por lodhja do filloj të ndjehet. Mos mendoni vetëm për karrierën tuaj dhe mos lini pas dore të dashurit tuaj më të afërt, veçanarisht nëse keni një partner për një kohë të gjatë.
Virgjëresha-Për shumë prej jush problemet në periudhën e fundit nuk kanë munguar. Edhe këtë fillim të javës mund të ketë diskutime dhe grindje. Mundohuni t’i kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur. Viti 2022 është një vit pozitiv në punë, më në fund do të arrini të realizoni projekte për të cilat jeni kujdesur prej kohësh.
Peshorja-Këtë të Hënë do të keni shumë trazira. Mos u merzisni shumë. Dëshirat tuaja janë në përputhje me realitetin dhe keni një ekuilibër të mirë jetësor në përgjithësi. Gjithçka që duhet është pak sport.
Akrepi-Mos u shqetësoni shumë për gjërat për të cilat nuk mund të bëni asgjë. Jini gati të të përfitoni nga jeta. Merrni frymë më thellë, do t’ju ndihmojë të gjeni qetësinë e nevojshme për ndryshimet që do të ndodhin këtë ditë.
Shigjetari-Gjithçka do të jetë mirë, përderisa askush nuk ju vjen duke qarë mbi supe! Duhet të jeni shumë të duruar. Mund të bëni lehtësisht dëme, kini kujdes që të mos bëni lëvizje të sikletshme.
Bricjapi-Mirësia juaj do t’ju sjellë fat, do të ndiheni të dobishëm dhe favori do t’ju kthehet. Do të përfundoni duke bërë biseda shumë pozitive, të cilat do t’ju sjellin energjitë që dukej se ju mungonin.
Ujori-Do të arrini të zgjidhni një konflikt me dikë rreth jush. Akti i faljes do t’ju duket më çlirues nga sa mendoni. Nervozizmi juaj ndaj mungesës së taktit të të tjerëve në fakt zbulon nyjen për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm.
Peshqit-Do të ndiheni të frymëzuar për të arritur një ekuilibër më të madh në stilin e jetës tuaj. Një ndjenjë lodhjeje ju jep një të dhënë. Një mbrëmje e qetë do të ishte ideale, pushoni në privatësinë e shtëpisë tuaj.