Ndihma ekonomike për familjet të cilat kanë 3 ose më shumë fëmijë nën 18 vjeç do të dyfishohet duke nisur nga sot.
Nga kjo masë e qeverisë do të përfitojnë mbi 15 mijë familje.
Qeveria ka deklaruar se buxheti i vitit 2022 ka kryefjalë paketën sociale për mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve në nevojë.
Përveç dyfishimit të ndihmës ekonomike qeveria po ashtu ka rritur pagesën e papunësisë.
Nga sot nis edhe rritja me 10 % e pagesës së ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme.
Ndërsa për kategoritë e veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkt dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, masa e ndihmës ekonomike do të trefishohet.
Këto janë tri mbështetje direkt, të cilat janë të përfshira në paketën e buxhetit 2022, i cilësuar si buxheti i qytetarëve.
Njëkohësisht në vitin 2022 paga minimale rritet nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë. Edhe pagat e “bluzave të bardha”, arsimtarëve dhe forcave të armatosura do të rriten me 6 %.