Deputeti Ervin Salianji, i cili ndodhet brenda selisë blu ka folur për mediet lidhur me situatën atje.
Salianji u shpreh se ka njerëz brenda në seli që nuk ndihen mirë.
“Ka njerëz që janë të plagosur. Ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme e bërë për interesat personale të një njeriu. Ne po qëndrojmë në zyra të ndryshme. Nuk ka hapësira për të qëndruar të gjithë në një vend.
Jemi në zyrat e PD, ishim në një ditë pune. Kjo nxitje dhune, ky qëndrim aty si gjeneral i një ushtrie të vdekur, për të marrë përpara përfaqësuesit më të lartë të PD, deputetët e zgjedhur, është e papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar dhe të plotë për çdo cenim që është bërë.”- tha Salianji.