“Babi im, bashkë me kolegë të tjerë deputetë janë bllokuar në një prej kateve të godinës së PD. Janë keq, pasi janë helmuar nga gazi lotsjellës”.

Kjo është dëshmia që vjen në BalkanWeb nga vajza e një prej deputetëve të PD-së, Kasem Mahmutaj. Ajo tha se babai i saj ndodhet brenda ambienteve të PD-së, ndërsa e kanë të pamundur që të dalin jashtë ambienteve të selisë. Mes te tjerash ajo tha se nevojitet nje ambulance.