Massimiliano Allegri në prag të ndeshjes kundër Interit, finales së Superkupës së Italisë, dha disa indikacione për formacionin: “Nuk i kam idetë e qarta, sepse duhet të shoh kushtet e lojtarëve. Kemi rikuperuar Bonucci, por jo Danilo. Nesër luan Perin në portë, sepse Szczesny u vaksinua i fundit. Më habitën mendimet për Ruganin, sepse ishte ndër më të mirët në Romë.

Duhet të vlerësoj Dybala, që nuk ka luajtur aq shumë. Ne vijmë edhe nga një ndeshje direkte e vështirë si ajo e Romës. Nesër do të luajmë kundër më të fortëve të kampionatit dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Çdo rezultat që do të dalë nga kjo finale nuk duhet të ndikojë në rrugën tonë”.