Tensione të reja kanë shpërthyer në Kuvendin e Kosovës këtë të mërkurë. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë shkuar sot në sallën e Kuvendit, duke bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.

Një përplasje verbale ka ndodhur mes ushtrueses së detyrës së presidentes dhe disa deputetëve të PDK-së, kur këta të fundit iu afruan me thirrje teksa Albulena Haxhiu po përgatitej të mbante një konferencë për mediat.

Një tjetër përplasje ishte ajo kur Donika Gërvalla, deputete e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë ka hyrë në sallën e seancave plenare për të takuar mërgatën në kuadër të aktivitetit të përvitshëm që kuvendi i Kosovës organizon për bashkatdhetarët.

Mes përplasjeve dhe thirrjeve të deputetëve të PDK-së, në një moment, Gërvallën e ka lagur me ujë deputetja, Ganimete Musliu. Ujë është hedhur edhe në drejtim të deputetes së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci. Kjo e fundit po deklarohej për mediat, teksa deputetët të PDK-së i kanë hedhur ujë duke shkaktuar tensione dhe përplasje mes tyre.

Përplasja rreth vazhdimit të seancës vjen pasi ka përfunduar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.