Zgjedhjet e sotme të manipuluara nga ana e FSHF-së për Shoqatën Rajonale të Gjirokastrës, nxorrën në pah edhe lidhjet poltitike që Armand Duka ka, për të cilën ai është “viktimizuar” shumë së fundmi.
Në zgjedhjet fars që u zhvilluan sot në një hotel të Gjirokastrës, Armand Duka ka shpikur një delegate që nuk ka asnjë lidhje me futbollin, i cili është Altin Çomo ish kryetari i PD Gjirokastër dhe një kamikaz që i shërben Sali Berishës.
Çomo ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të PD në Libohovë, si dhe ka qenë i emëruar si Këshilltar i Bujar Nishanit dhe gjithashtu, është shfaqur publikisht në krah të ish-kreut të PD, Sali Berisha, ku e shfaq hapur bindjen e tij me dy gishtat lart.
Çomo konsiderohet nga bota e sportit edhe si kamikaz i Armando Dukës, ndërkohë që lidhjet me vëllezërit Duka kalojnë edhe ato të sportit.
Duke qenë se shumica e anëtarëve të SHRF-së Gjirokastër kanë vendosur të mos bëhen pjesë e këtij procesi farsë, ata i janë drejtuar Prokurorisë së Gjirokastër për të nisur një kallëzim penal ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila mësohet se ka përfshirë njerëz të panjohur për t’i bërë pjesë të procesit në mënyrë të parregullt dhe manipuluar atë.