Kjo presidencë i ofron Francës mundësinë që në epokën post Merkel me gjermanët që kanë dominuar vendimmarrjet evropiane e më gjerë të ndërtojnë një platformë për t’u dalluar nga konkurrentët e saj dhe për të sjellë kërkesa të reja dhe ide të reja edhe ne rang global.
Vetë kontinenti evropian ndodhet në pështjellim të plotë, me rritjen e rasteve me variantin e ri te koronavirusit Omicron.
Në planin ndërkombtar ndjehet në këtë fillim viti zhurma e çizmeve ruse në portat e Ukrainës ndërsa ballkanasit janë të paduruar për të ecur përpara drejt anëtarësimit në familjen evropiane.
Pikërisht në Qershor presidenti Macron do të mbledhë liderët e Ballkanit dhe homologët e BE-së në një samit për të ardhmen e rajonit. Ndërkohë, duhen pritur zgjedhjet presidenciale franceze që do të zhvillohen në këtë shtet më 10 dhe 24 Prill dhe ato parlamentare në Qershor.
Emmanuel Macron ka shumë të ngjarë të jetë një kandidat për rizgjedhje. Ministrat francezë do të kryesojnë konkretisht takimet e homologëve të tyre evropianë në fushën e bujqësisë, shëndetësisë, punëve të brendshme dhe çështjeve ndërkombëtare. Kjo është presidenca e 13-të e radhës e mbajtur nga Franca, që nga viti 1958 dhe e para që nga viti 2008.