Vala e Omicron që ka përfshirë Francën mund të arrijë kulmin brenda 10 ditëve, tha Prof Alain Fischer, një zyrtar përgjegjës për strategjinë e vaksinimit kundër Covid.
“Unë mendoj se ne do të arrijmë kulmin brenda 10 ditësh,” tha Fischer për LCI TV.
Franca raportoi 261,481 raste të reja, më pak se rekordi prej më shumë se 332,000 i regjistruar të mërkurën, por mesatarja shtatëditore e rasteve të reja u rrit mbi 200,000 për herë të parë që nga fillimi i krizës shëndetësore.
Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin dozat përforcuese për të zbutur efektet e virusit duke shmangur në këtë mënyrë edhe vendosjen e kufizimeve.