Franca po redukton periudhën e izolimit pas infektimit me Covid-19, nga 10 në shtatë ditë për të gjithë ata persona që janë të imunizuar. Ata nuk do të kenë nevojë të karantinohen nëse pas pesë ditësh rezultojnë negativë.
Ndërsa të gjithë ata persona që nuk janë vaksinuar dhe që rezultojnë pozitivë duhet të izolohen për 10 ditë. Kjo vendim vjen një ditë pasi autoritetet franceze njoftuan se fëmijët mbi moshën gjashtë vjeç do të mbajnë maska pasi rastet e reja me varinatin e ri Omicron po përkeqësojnë situatën pandemike në vend. Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se ndryshimet e rregullave aktuale kanë si qëllim të ruajnë stabilitetin ekonomik në vend.
Kujtojmë se Franca vendosi Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturën “listë të kuqe” të Covid-19. Sipas këtij vendimi, qytetarët e pavaksinuar që do të vijnë nga SHBA-ja do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë. Të vaksinuarit para se të nisen drejt Francës duhet që përmes një testi negativ të tregojë se nuk janë infektuar me koronavirus.