Frrok Çupi ishte sot në Top Talk për të komentuar zhvillimet politike që prite këtë vit e sidomos çështja e situatës në PD.

Por si fillim, Çupi sqaroi edhe njëherë deklaratën e tij për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, duke thënë se i qëndron deklaratës dhe se kjo gjë është thjesht çështje kohe.

Ai ndër të tjera tha se Berisha nuk është më një faktor politik, por thjesht një bust i së shkuarës.

“Tipa të tillë, sidomos kur janë jashtë kohe, Berisha është tërësisht jashtë kohe, jashtë kohës së diktaturave dhe të dhunë dhe këta bëjnë mit, bëjnë zhurma të mëdha , ngjallin frikë dhe ndërkohë ngrenë bustin e tyre. Mendoj se ky është dhe fundi i mitit të Berishës dhe drejtësia ka bërë një akt që i vjen për shtat rrënimit të Berishës duke e lënë jashtë prokurorisë. Mjerë diktatorët që tentojnë të ndërtojnë bustin e tyre sa kohë janë gjallë”, tha Çupi.