Kur Sali Berisha të shkojë në selinë blu, për ta nxjerrë nga zyra Lulzim Bashën (nëse ky i fundit do të jetë aty), do të përballet me ndryshime në shtëpinë e demokratëve. TIRANË– Kur Sali Berisha të shkojë në selinë blu, për ta nxjerrë nga zyra Lulzim Bashën (nëse ky i fundit do të jetë aty), do të përballet me ndryshime në shtëpinë e demokratëve.
Me nisjen e vitit të ri 2022, Basha ka vendosur që t’i ndryshojë “fytyrën” selisë blu. Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e e përparmë janë veshur sot me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD-së.

Këto ndryshime vijnë 2 ditë para 5 janarit, dita ku Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që t’i lirojë zyrën me argumentin se Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar me firmën e 4446 delegatëve. Ndërkohë nga ana tjetër, Lulzim Basha në konferencën e fundvitit ka qetësuar demokratët se në 5 janar nuk do të ndodhë asgjë, e ndërsa theksoi se PD-ja është e përgatitur për të gjitha skenaret.