Mauro Icardi është duke e pritur Juventusin ta bëjë një ofertë bindëse për Paris Saint-Germainin.
Sulmuesi argjentinas është duke luajtur shumë pak në kryeqytetin francez. Nën udhëheqjen e trajnerit, Mauricio Pochettino, 28-vjeçari luajti vetëm 1.000 minuta futboll sezonin e kaluar.
PSG-ja nuk e vlerëson të pashitshëm Icardin por duhet të bindet nga ndonjë ofertë e mirë.
Sipas mediave italiane, Icardi është i gatshëm të largohet nga PSG-ja dhe tani po e pret Juventusin ta përgatisë ofertën e duhur për ta bindur gjigantin e Ligue 1 ta lejojë atë të kthehet në Serie A.
Icardi bëri emër me Interin për gjashtë vjet në fanellën zikaltër, por nuk do t’i pengonte bashkimi me rivalin e ish-klubit, nga i cili s’u nda mirë në vitin 2019.
Ai iu bashkua PSG-së në shtator 2019 në një marrëveshje huazimi fillimisht, para se të blihej për 50 milionë euro dhe të nënshkruante deri në vitin 2024 në Parkun e Princave.