Ministria e Drejtësisë do të shkrijë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Ministri Ulsi Manja në një komunikim me mediat u shpreh se bëhet fjalë për një koordinim perfekt e të gjithë administratës atje në shkelje të ligjit, duke filluar nga drejtori deri te çdo nëpunës.

Sipas tij janë 210 dosje me probleme që janë marrë në hetim nga Njësia Antikorrupsion në.
“Në këto dosje mungonin totalisht dokumentacioni më i rëndësishëm që kërkon ligji. Pa akt evidentimi në terren, pa harta treguese dhe një sërë shkeljesh të tjera. Është një guxim i madh, një zyrë e gjitha në shkelje, nga drejtori te nëpunësit të gjithë në sinkron. Emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacion të plotë është në kundërshtim me ligjin”, tha ndër të tjera Manja.