Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli. Ajo do të përcillet për në banesën e fundit, sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës. Më 7 korrik të vitit të kaluar, Veseli humbi edhe të atin. Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Njoftimi i plotë i familjarëve Të dashur familjarë e miq, Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli. Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!