“Nuk i kemi asnjë borxh Presidenti Erdogan apo Republikës së Shqipërisë, pasi mes vëllezërve s’ka borxhe”. Kjo ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama i pyetur nëse do t’i plotësojë kërkesën Presidentit turk për të marrë masa ndaj gylenistëve në Shqipëri.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë 1-ditore në vendin tonë. Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë hapa më të shpejtë për t’u ndarë nga prania e çdo institucioni të organizatës FETO në Shqipëri.
“Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren hapa më të shpejta kundër Fetos në Shqipëri”, tha Erdogan.