Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar e ka kaluar shifrën 1 mijë. Ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun https://keshillimikombetar.al/ .

Me anë të një postimi në Facebook Rama bën thirrjen që të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë.