Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e gjashtë në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar. Bëhet fjalë për një çështje shumë të debatuar, për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Rama shkruan se kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin.

“??KËSHILLIMI KOMBËTAR/ PYETJA 6
Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudo qoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon ? https://keshillimikombetar.al/
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin”, shkruan Rama.