kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pyetjen e 9-të të “Këshillimit Kombëtar”.

“Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet, por edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerë thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?”, kjo është pyetja ku qytetarët ftohen të japin mendimin e tyre, përmes postës apo dhe nëpërmjet faqes online.