Meqë jemi në periudhë reflektimi, vendosje objektivash të reja, etj, etj detyra e radhës është ta ndihmoni veten me çdo mjet të mundshëm. Si fillim, shkarkoni aplikacionet më poshtë të cilat do t’ju ndihmojnë të arrini të paktën 1 objektiv çdo ditë, pa e bërë procesin fare të mërzitshëm.

1. Coach.me-Eshtë dizenjuar për t’ju ndihmuar të krijoni dhe të mbani në mënyrë të qëndrueshme objektivat tuaja në jetën personale, karrierë dhe shëndetin fizik. Ju lejon të shihni sa shumë keni bërë progres dhe sa jeni duke u përmirësuar çdo ditë. Eshtë si një trajner personal që ju rri mbi kokë pa pushim, por në ndryshim me të, ky aplikacion është falas.

2. Strides-Nëse keni nevojë të organizoni më mirë objektivat dhe zakonet tuaja. Çdo ditë dhe hap pas hapi.

3. Way Of Life-Jua bën vendosjen dhe arritjen e qëllimeve fare të thjeshta. Mund të ndiqni rutinën tuaj duke përdorur një ngjyrë ta caktuar çdo ditë dhe përveç kësaj, ky app do t’ju ndihmojë të hiqni dorë nga zakonet e këqija dhe të bëni më shumë nga ato të mirat.

4. Habitica-Ky aplikacion (të cilin e shkarkoni falas) i kthen qëllimet dhe produktivitetin në një lojë, duke e bërë gjithë procesin shumë më interesant. Për çdo objektiv të arritur ju do të merrni “çmime” ose “do të dënoheni”, në mënyrë që të motivoheni për në vazhdim.

5. Productive-Këtu mund të planifikoni çdo ditë të jetës suaj. Mbani shënim çfarë keni për të bërë, gjërat në të cilat keni bërë progres dhe gjithashtu sfidën e radhës.

6. Notion-Ky aplikacion do “t’ju flasë” herë pas here për t’ju kujtuar çfarë duhet të bëni në një momente të caktuara.

7. Today-Kurse ky, do t’ju ndihmojë të arrini qëllimin e ditës duke përdorur vetë fotot tuaja. Përshembull, nëse doni të mësoni sesi të gatuani, përdorni fotografinë e recetës që do provoni. Këtu mbaron puna juaj për momentin, pastaj gjithçka duhet të bëni është të ndiqni udhëzimet.