Kryeministri në fjalën e tij u ndal edhe mbi pagat për vitin 2022: “Lajmi i mirë është se tanimë duke filluar nga fundi i këtij muaji, pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra nuk kanë tatim, pra janë me zero tatim. Pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra kanë minus 50 %, pra kanë gjysmë për gjysmë tatim.

Dhe pagat plus 1.5-2.5 kanë një ulje të konsiderueshme, që krijon një lehtësi të madhe për një pjesë shumë të konsideruesh të të punësuarve, qofshin në shtet, qofshin në sektorin privat. Ndërkohë, duke kaluar edhe te fakti që kemi hyrë në vitin e pagës minimale plus 20 mijë të vjetra, kemi paga minimale tanimë 320 mijë lekë të vjetra.