Vendi ynë ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve me COVID në 24 orët e fundit. Nga 5,694 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 1,236 qytetarë. 584 janë në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik.

7,952 persona janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka katër humbje jete, një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç, një qytetar nga Tirana 76 vjeç.

Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ministria këshillon që të shmangen grumbullimet dhe të ajrosen ambientet, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Kujtojmë se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur në vendin tonë. Statistika (05 Janar 2022) Raste të reja ditore 1,236 Të shëruar në 24 orë 329 Të shtruar në spitale 107 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 5,694 Testime totale 1,500,696 Raste pozitive 213,257 Raste të shëruara 202,077 Raste Aktive 7,952 Humbje jete 3,228

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3,761 Fier 789 Durrës 708 Shkodër 531 Elbasan 509 Vlorë 494 Berat 312 Gjirokastër 260 Lezhë 228 Korçë 161 Dibër 124 Kukës 75