Pas takimit kokë më kokë, Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan zhvilluan në Hollin e Kryeministrisë nënshkrimin e shtatë marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy qeverive. Kështu, në këtë ceremoni u nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit në fushën e protokollit, në fushën e arsimit, u nënshkrua një protokoll bashkëpunimi midis Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Drejtorisë së Përgjithshmë të Operas dhe Baletit Shtetëror të Minsitisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, memorandum mirëkuptimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Turqisë, protokoll bashkëpunimi midis drejtorive të arkivave të dy vendeve dhe një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se sot është një ditë e rëndësishme, sepse kemi qenë së bashku në kurorëzimin e një përpjekje të jashtëzakonshme për të mbështetur rilindjen e një komuniteti, aty ku tërmeti goditi shumë fort dhe ku sot 541 familje janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin. Kryeministri Rama falënderoi edhe një herë Presidentin Erdogan duke u shprehur se: “Dua ta falënderoj presidentin që u gjend pranë nesh qysh në sekondën e parë pas goditjes së tërmetit, që u angazhu publikisht i pari dhe me një angazhim shumë konkret dhe që e mbajti fjalë. Kjo e fundit nuk përbën lajm, kur është fjala për Presidentin Erdogan, pasi ai gjithmonë, atë që thotë e bën. Dua të falënderoj të gjithë ata që i dhanë jetë të gjithë kësaj nisme bujore, që nga ministri miku ynë Murat, kompania, puntorët, sepse jo vetëm ndryshuan jetën e këtyre njerëzve, por ndërtuan një tjetër shembull shumë domethënës për vlerën dhe thellësinë e marrëdhënies shqipatro-turke.”
Rama u ndal edhe te ndërtimi i spitali të Fierit, duke shprehur se: “Faktikisht sot ne kemi një spital që është jo vetëm një strukturë e re që ju shërben njerëzve të një rajoni të tërë të Shqipërisë, dhe jo vetëm. Por, është edhe një pikë transferimi e dijes, prej ku ne po zhvillojmë fazën e re të reformës në shëndetësi. Për të kaluar në një nivel tjetër të administrimit të sistemit shëndetësor, bazuar tek modeli botërisht i njohur si sukses i Turqisë dhe, për të ndërtuar atë autonomi spitalore që do i japë një hov të ri gjithë shërbimit.” Kryeministri u ndal edhe në bashkëpunimi dypalësh për të rritur të ardhurat në fushën doganore dhe tatimore, duke e vënë theksin në fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe në fushën e turizmit, duke u shprehur se: “Do të bëjmë çmos për të fuqizuar marrëdheniet ekonomike, për të rritur volumin tregtar, potenciali është shumë i madhe dhe për të rritur edhe marrëdhënien në fushën e turizmit.”