Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 107 raste të reja me koronavirus nga 5,561 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithe vendin janë 740 raste aktive me COVID. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 4 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158,082 që prej fillimit të pandemisë.