Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në ministrinë e Bujqësisë për fondin e garancisë sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekësh.

‘Me një tjetër ndërhyrje të qeverisë shqiptare për të garantuar kreditë e fermerëve dhe sipërmarrjëve bujqësore. Kemi insistuar në mesazhin që është koha që çdo ditë ato që janë të angazhuar në prodhimin bujqësore të mendojnë me sytë nga e ardhmja dhe jo me kohën nga e shkuara. Koha e bujqësisë së mbijetsës ka perënduar. Ka perënduar koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten vetëm në kufijtë e ngastrës së tyre pasi është e pamundur, sado që të bëj shteti për to që të garantohet një ardhme më e mirë, sesa pamja e një mbijetese torturuese. Nga ana e qeverisë në sektorin e bujqësisë, në sektorin e të gjitha punëve të fshtait që lidhen me prodhimin bujqësor, blegtoral është e domosdoshme që të shikohet e ardhmja me syrin e inovacionit, me syrin energjive të reja e sipërmarrjeve që beson tek investimi i kapitalëve dhe tek ndërveprimi me bankat. Ajo që kemi sot nuk është një arsye për të qenë plotësisht të kënaqur, por për të qenë të bindur se kjo është rruga. Janë 6000 përfitues nga fondi i garancisë dhe janë 72 mln euro të disbursuara nga ky fond. Mbetet end enë dispozicion një pjesë e konsiderueshme e fondit. Ashtu siç vihet një dispozicion një fond tjetër nga garancia sovrane për të mundësuar kreditimin e bujqësisë. Koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur bashkë me komunizmin. Shteti nuk është shpëtimtari është mbështetës dhe garant në aspektet që lidhen me lirinë e konkurrencës dhe garantimin e mekanizmave të aksesit në financa. Përtej kësaj shpëtimtarët e të ardhmes janë ata që i kanë vërë historitë e suksesit.’- tha Rama.