Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamje të qendrës shëndetësore të Prrenjasit e cila është rikonstruktuar.

Kjo qendër u shërben 37 mijë banorëve të kësaj zone.

“Mirëmëngjes me ndryshimin rrënjësor të qendrës shëndetësore 24 orëshe të Prrenjasit, që sot ofron shërbim mjekësor dinjitoz për 37 mijë banorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.