Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e strukturave shëndetësore të Tiranë. Gjatë takimit Manastirliu ka kërkuar intensifikimin e procesit të vaksinimit “derë më derë”. Në postimin e saj Manastirliu shkruan se në kushtet e rritjes së rasteve të qytetarëve të prekur nga virusi i rrezikshëm, është domosdoshmëri forcimi i programit kombëtar të vaksinimit ndaj Covid19.
Postimi i ministres Manastiliu:
Në takimin që zhvillova sot me drejtuesit e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Institutit të Shëndetit Publik dhe të qendrave shëndetësore të #Tiranës, kërkova intensifikimin e procesit të vaksinimit anticovid “derë më derë”, për të siguruar që çdo qytetar që nuk ka mundësi të aksesojë qendrën shëndetësore, të ketë mundësi të vaksinohet në banesë.
Në kushtet e rritjes së rasteve të qytetarëve të prekur nga virusi i rrezikshëm, është domosdoshmëri forcimi i programit kombëtar të vaksinimit ndaj Covid19.
#MbrojmëShëndetin