Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Qira” në Thumanë të Krujës do të hapë së shpejti dyert e ambienteve bashkohore dhe do të mirëpresë 477 nxënësit dhe 34 mësuesit e saj.

4500 përfitues nga komuniteti i Thumanës do të gëzojnë një institucion arsimor dinjitoz dhe me standarde evropiane për procesin mësimor: të sigurtë, me sistem ngrohjeje dhe ftohjeje, me sistem për mbrojtjen nga zjarri, izolim termik, kamera sigurie, instalime elekrike dhe hidrosanitare, instalime të sistemit të teknologji-informacionit, ndriçim për raste emergjence etj.

E rindërtuar nga e para në bazë të parimeve themelore #RindërtojmëSëBashku dhe #RindërtojmëMëMirë, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Qira” është pjesë e Programit “EU4Schools”, i financuar nga BE dhe zbatuar nga #UNDP. Në kuadër të këtij programi, po rindërtohen ose riparohen 63 objekte arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë afërsisht 24.000 fëmijë, nxënës e mësues.

#BEpërShkollat
#EU4Schools

European Union in Albania
UNDP Albania