Një skemë e re pritet të aplikohet në fushën e sipërmarrjes, duke bërë që zëri i tyre të shkojë drejtpërdrejt në qeveri, me anë të përfaqësuesve dhe shoqatave përkatëse. Është kjo risia që ka ndërmarrë Ministria e Shtetit për sipërmarrjen, me iniciativë të drejtueses së saj, Edona Bilali.

‘Kemi një Skemë që do të studiohet thellësisht në vitin 2022 për të dëgjuar sipërmnarësit me anë të përfaqësuesve dhe shoqatave në dhoma tregtie dhe industrie. Kjo nismë, ka pluset dhe minuset e veta, sepse këto shoqata sjellin shqetësimet në qeveri dhe ata ndryshojnë aktet në favor të sipëmarrjeve, por ka edhe problemet e veta sepse, për shembull te fasionët jo të gjtiha kompanit e kësaj industrie janë të përfaqësuar, e kjo do shkoj një hap më tutje.’- u shpreh Bilali.

Ndërkaq, fokusi kryesor i këtij dikasteri në 300 ditët e para të qeverisë “Rama” pritet të jetë krijimi i disa akteve të reja nënligjore, që do të zgjidhin probklematika në disa fusha.

‘U ndalëm te 100 ditëshi i parë se cfarë kemi arritur deri tani, gjatë kësaj kohe ne si ministër shteti për sipërmarrjen kemi kaluar ligjin për start upet, për dispursimin e10 mln eurove, që është 5 fishi i ndihmës që ka dhënë më përapara qeveria.Objektiv në 300 ditësh, krijimi i akteve nënligjore dhe fillimi për të parë rastet e sukesit për disbursimin e fondeve, ndërsa presim feed back-un e parë të fondit të garancisë për manifakturën dhe turizmin.’- tha Bilali.

E pyetur për rrjedhjen e të dhënave për punonjësit e bizneseve private e publike, Bilali tha se fjalën e fundit duhet ta thonë organet hetimore, ndërë është e rëndëisshme të identifikohet qëllimi i këtij akti kriminal.