Nisma e Ministrisë së Shëndetësisë, ‘Mjekët më të mirë për shëndetësinë që duam’ vijon të japë frytet ditë pas dite.

Dr. Ergisa Toska është një tjetër shembull i punësimit me meritë dhe transparencë në sistemin shëndetësor publik.

Pasi ka përfunduar specializimin afatgjatë si mjeke imazheriste, Dr. Ergisa është punësuar në shërbimin e Imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Tashmë Dr. Ergisa është një prej mjekeve të reja që është bërë pjesë e ekipit të qendrës më të madhe spitalore në vend gjatë vitit 2021.

Postimi i plotë i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu:

#MjekëtMëTëMirë për #ShëndetësinëQëDuam ☀️
Dr. Ergisa Toska ka përfunduar specializimin afatgjatë si mjeke imazheriste dhe prej pak kohësh është punësuar në shërbimin e Imazherisë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

??‍⚕️ Dr. Ergisa është një prej mjekeve të reja që është bërë pjesë e ekipit të qendrës më të madhe spitalore në vend gjatë vitit 2021, vit në të cilin u punësuan me meritë dhe transparencë 3️⃣2️⃣8️⃣ mjekë në sistemin shëndetësor publik ??
#MjekëPërShqipërinë. (Lexo.al)