Fundjava ka nisur me ditë të kthjellta dhe temperatura të larta në mesditë. SHMU ka njoftuar se ditët me diell do të vazhdojnë deri nga mesi i javës edhe pse në veri do të shfaqen reshje të pakta shiu.

Gjatë ditës së enjte reshjet e shiut do të përfshijnë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi mesatare dhe e vrullshme përgjatë bregdetit ditën e mërkurë dhe do të favorizojë në këtë ditë valëzim të forcës 5-6 ballë. Të premten do të kthejë drejtim nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare.