Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për ekipin e mjekëve të Kardiokirurgjisë në QSUT, pas një ndërhyrje delikate në zemër, realizuar tek një 67-vjeçar.
“Pas shumë vitesh eksperiencë me kirurgjinë mini-invazive të defekteve të lindura në zemër, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi dhe ekipi i #Kardiokirurgjisë i drejtuar nga prof. Arben Baboçi, realizuan për herë të parë zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar, mini-invazive, tek pacienti 67-vjeçar që vuante nga një problem serioz në zemër. Pacienti la spitalin në ditë e katërt pas ndërhyrjes dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
?? ekipit të kardiokirurgjisë që realizojnë sot në QSUT kirurgjinë më të avancuar të valvolës së aortës, siç kryhet në qendrat e mëdha të kardiokirurgjisë në Evropë.
#KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu.