Ministria e Arsimit njofton se njëri nga prindërit mund të qëndrojë në shtëpi me fëmijët, ndërkohë që mësimi do të jetë i pezulluar nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Me anë të një njoftimi ministria bën me dije se me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.
“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, njofton ministria.