Infektimet me COVID po vijojnë në vendin tonë çdo ditë ndërsa pas festave ekspertët presin rritje të rasteve pozitive. Aktualisht ka mbi 6 mijë qytetarë të prekur nga virusi mbi 98 % e të cilëve po e kalojnë në shtëpi të ndjekur nga mjeku i familjes. Ndonëse situata duket e qetë, nga nesër do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Për të parandaluar përhapjen e COVID-19 nga data 4 janar punonjësit e asminitratës publike, të qendrave tregtare dhe sipermarketeve, për tu paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit. Në mungëse të saj certifikatë shërbimi të vlefshme për 6 muajt e fundit, në të kundërt test PCR çdo 5 ditë.
Në ditët e fundit për shkak të përhapjes së virozave por edhe të gripit, të shumtë janë qytetarët që janë paraqitur të shqetësuar tek mjeku familjes prej simptoma të ngjashme me COVID.
Shumë prej tyre u janë nënshtruar tetsit të shpejtë por pjesa më e madhe kanë rezultuar negativ.