Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e ditës së nesërme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ambasada bën thirrje qytetarët që të shmangin çdo tubim të madh në qytet dhe demostratat, ndërsa shton se disa situata mund të ndryshojnë dhe të bëhen të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit. Kujtojmë se protesta është paralajmëruar të zhvillohet më 8 janar para selisë së Partisë Demokratike.

Njoftimi: Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022 Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00 Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit. Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.