Një sulm masiv kibernetik gjatë natës në faqet e internetit të qeverisë në Ukrainë ka bllokuar aksesin në internet, njoftoi Ministria ukrainase e Arsimit.
Një deklaratë e përshkroi incidentin si një “sulm mbarëbotëror”. ”Faqja kryesore e qeverisë ukrainase, faqja e shërbimeve të urgjencës dhe faqet e internetit të Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Energjisë ishin të paarritshme”, sipas autoriteteve.
Një njësi policore e specializuar për sulme kibernetike ka nisur një hetim.
”Nuk dihet menjëherë se kush qëndron pas sulmit”, njoftoi Ministria ukrainase e Energjisë. Mediet ukrainase raportuan se, pas sulmit, ekranet e kompjuterit të Ministrisë së Punëve të Jashtme shfaqën një njoftim në rusisht, polonisht dhe ukrainisht ku thuhej se “të gjitha të dhënat në kompjuter janë shkatërruar, është e pamundur t’i rikthehen”.