Moderatorja më e përfolur e momentit, Bora Zemani, me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të, ka organizuar një festë madhështore me njerëzit e saj më të dashur.
Në festë ishin gjithashtu të ftuar edhe shumë personazhe të njohur e të dashur për publikun të cilët u bënë pjesë në këtë ditë të lumtur për moderatoren. Ata nuk kanë nguruar të na përditësojnë me ndodhitë gjatë ditëlindjes, me anë të postimeve të vazhdueshme në rrjetet e tyre sociale.
Një ndër to ishte edhe Ermal Mamaqi, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga festa e Borës.
Megjithatë, ajo çfarë na bëri përshtypje më shumë ishin pamjet ku shfaqej shoqja e ngushtë e Borës dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” Semi Jaupaj.
Kjo e fundit shfaqet duke dredhur një cigare dhe mbi videon ai ka vendosur mbishkrimin qesharak:
“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin. Tani po dredh një cigare”.
Kujtojmë që Semi është përfolur shumë në rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë për shkak të marrëdhenien e saj me ish-partnerin e Borës, ku ajo është munduar herë pas here të përmend lidhjen e tyre.
Megjithatë, pas daljes e saj, aktori i humorit Donald Veshaj krijoi një lidhje me Beatrix Ramosaj.