Presidenti i turk Recep Tayyip Erdogan është vlerësuar me titullin ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’.
Kryebashkiakja Majlinda Cara, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë vendin pas tronditjes nga tërmeti i 2019, i dorëzoi presidentit turk titullin ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’.
‘28.12.2022 akordon titullin më të lartë ,Qytetar Nderi i Kurbinit.Me motivacionin e solidaritetit për ndihmën në ditën e vështira të Kurbini dhe me zhvillimin e procesit të Rindërtimit. Kjo është një pllakatë e vogël në emrin tim personal për të shprehur mirënjohjen’, tha ndër të tjera kryebashkiakja .
Erdogan zhvilloi sot vizitë zyrtare në Shqipëri, ku edhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 522 banesave qytetarëve në Laç.